SHBA: Avdiivka mund të bjerë në duart e Rusisë, Ukrainës po i mbarojnë municionet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA: Avdiivka mund të bjerë në duart e Rusisë, Ukrainës po i mbarojnë municionet

Qyteti Avdiivka në Ukrainën lindore , i cili ka qenë i rrethuar prej muajsh nga trupat ruse, rrezikon të bjerë në duart e pushtuesve, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

“Fatkeqësisht, ne po marrim raporte nga ukrainasit se situata është kritike pasi rusët po afrohen në pozicionet ukrainase çdo ditë që kalon ,” tha Kerby të enjten.

Ai shtoi se Avdiivka rrezikon të bjerë nën kontrollin rus. Në një masë të madhe, kjo ndodh sepse predhat e artilerisë së forcave ukrainase në zonë po mbarojnë.

Më herët gjatë ditës së sotme, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi se ngërçi në Kongresin Amerikan në lidhje me lëshimin e ndihmave të reja për Kievin tashmë po ndikon në fushën e betejës në Ukrainë./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy