Gruaja e trafikantit famëkeq të drogës Joaquin “El Chapo” u arrestua në aeroportin e Uashingtonit për trafikim droge. 31-vjeçarja Emma Coronel akuzohet për pjesëmarrje për planifikimin e shpërndarjes së kokainës, metamfetaminës, heroinës dhe marihuanës për import të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara.
Sipas autoriteteve hetimet vërtetojnë përfshirjen e Coronel në arratisjen e “El Chapo” nga një burg meksikan në vitin 2015 si dhe një përpjekje të dytë për te shpëtuar bashkëshortin nga burgu në vitin 2016, para se 63-vjeçari të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara.
63-vjeçari është ish-kryetar i kartelit Sinaloa, për të cilin zyrtarët thonë se ishte furnizuesi më i madh i drogës në SHBA, raporton Vizion Plus.
31- vjeçarja gjithashtu pretendohet se ka transmetuar mesazhe në lidhje me kartelin për Guzmán ndërsa ai ishte pas hekurave në Meksikë.
“El Chapo” u dënua në vitin 2019 për 10 akuza për përfshirje në një ndërmarrje të vazhdueshme kriminale dhe akuza të shumta për shpërndarjen e kokainës në Shtetet e Bashkuara. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.