Uashington – Shtetet e Bashkuara autorizuan një ndihmë shtesë ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën, e cila përfshin municione dhe pajisje për mbrojtje ajrore, njoftoi të mërkurën Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Municionet e artilerisë, raketat dhe sistemet me saktësi të lartë të mbrojtjes ajrore, mjetet taktike që ne po ofrojmë do t’i shërbejnë më së miri Ukrainës në fushën e betejës”, tha zoti Blinken në një deklaratë.

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti Joe Biden ka deklaruar se pret që ndihma amerikane për Ukrainën të vazhdojë pandërprerje, pavarësisht skepticizmit të republikanëve, të cilët pritet të shfrytëzojnë shumicën që gëzojnë tashmë në Dhomën e Përfaqësuesve, pas zgjedhjeve për Kongresin, për të mbikëqyrur më nga afër cështjen e ndihmave.

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deri tani administrata e zotit Biden ka dhuruar 19.7 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën, ushtria e së cilës po lufton për nëntë muaj me forcat ruse.

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të mërkurën Rusia vazhdoi sulmet me raketa në të gjithë Ukrainën, duke shkaktuar vdekjen e civilëve dhe duke detyruar autoritetet të mbyllin centralet bërthamore. Moska vazhdon të bëjë përpara me synimin e fushatës së saj për të lënë qytetet ukrainase në errësirë e në të ftohtë, ndërsa afron dimri.