“Shansi i dytë i Biden”, transmetohet sonte intervista e rëndësishme e presidentit amerikan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shansi i dytë i Biden”, transmetohet sonte intervista e rëndësishme e presidentit amerikan

Presidenti i Shteteve të Bashkura të Amerikës, Joe Biden, do të japë këtë të premte një intervistë për gazetarin dhe spikerin e ABC, George Stephanopoulos.

Kjo dalje publike e tij është konsideruar gjerësisht si një shans i dytë për të përmirësuar “kaosin” që shkaktoi në përballjen me Donald Trump, i cili dominoi debatin mes tyre. Nëse Biden nuk ia del as këtë herë të demonstrojë se është i aftë fizikisht e jo vetëm për të merituar një tjetër mandat, shumë ekspertë nënvizojë se ky ‘dështim’ do të ishte fatal për të.

Javën e kaluar, 81-vjeçari demokrat nuk ka arritur të ndryshojë përshtypjen e shkaktuar nga përballja e 27 qershorit me Donald Trump.

Një dëshmi që tregon se sa e shumëpritur është kjo intervistë, fakti që rrjeti televiziv ndryshoi rrjedhën e programit të tij posaçërisht për ta transmetuar atë.

Advertisement

Ai fillimisht kishte planifikuar të transmetonte disa fragmente sot, pastaj nesër, të shtunën dhe të gjithë intervistën të dielën. Megjithatë, ABC vendosi të transmetojë sot në orën 20:00 (me orën lokale) të gjithë intervistën në një emision special.

Biden do të përballet me një gazetar që e di mjaft mirë se si funksionon komunikimi politik.

George Stephanopoulos punoi për demokratin Bill Clinton, si gjatë fushatës së tij të parë zgjedhore ashtu edhe gjatë mandatit të tij të parë si president, si një nga ndihmësit e tij më të ngushtë.

Kundër Donald Trump, presidenti amerikan pati vështirësi të shprehej për 90 minuta, duke humbur fjalët dhe qetësinë, gjë që shkaktoi panik në partinë e tij.

Advertisement

Katër muaj para zgjedhjeve presidenciale, disa demokratë kanë filluar të shprehin publikisht dyshime nëse Biden do të jetë në gjendje të mposhtë kundërshtarin e tij, me një numër të madh amerikanësh që nuk e konsiderojnë atë të përshtatshëm për të qeverisur për katër vjet, edhe nëse zgjidhet.

Më herët gjatë javës, ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve dhe zyrtarja kryesore demokrate Nancy Pelosi tha se ishte thelbësore që Biden të jepte një ose dy intervista të gjata.

Mbështetësit e tjerë të demokratit bënë thirrje për një konferencë të gjatë shtypi për të demonstruar aftësinë e tij për t’u përgjigjur me vrull.

Presidenti amerikan, i cili rrallë e bën një gjë të tillë dhe preferon t’i përgjigjet një numri të kufizuar gazetarësh të përzgjedhur paraprakisht, është zotuar të mbajë një konferencë të gjerë shtypi javën e ardhshme, por detajet nuk janë bërë të ditura.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy