Shansi i Angela Merkelit për të gdhendur të ardhmen e BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shansi i Angela Merkelit për të gdhendur të ardhmen e BE-së

Gjermania e mori në dorë Kryesinë e Këshillit të BE-së në një kohë kritike. Kancelarja gjermane duhet ta shfrytëzojë këtë rast për ta çuar përpara guximshëm Bashkimin Evropian, mendon Melinda Crane.

Gjermania e mori në dorë Kryesinë e Këshillit të BE-së në një kohë kritike. Kancelarja gjermane duhet ta shfrytëzojë këtë rast për ta çuar përpara guximshëm Bashkimin Evropian, mendon Melinda Crane.

Në mes të marsit, kur virusi i koronës po përhapej me shpejtësi në Evropë, Angela Merkel paralajmëroi me ngulm se kjo ishte sfida më e madhe me të cilën BE ishte përballur ndonjëherë. Tani që vendet anëtare po hapin kufijtë dhe po heqin kufizimet, gjithçka është përqendruar në rimëkëmbjen ekonomike. Nëse ka një vend të përshtatshëm, për të nisur bashkëpunimin fiskal, aq të nevojshëm për stabilizimin e Evropës, ky është Gjermania e kancelares Angela Merkel.

Ndoshta tingëllon paradoksale, pasi Berlini deri më tani ka hedhur poshtë çdo propozim për të bashkuar borxhet dhe rreziqet midis veriut të egër dhe shteteve anëtare që nuk e përballojnë dot vetë krizën.

Advertisement

Gjermania e ka menaxhuar mirë krizën deri tani

Ekonomia më e madhe e Evropës ka dalë relativisht mirë, por me humbje në betejën e parë me COVID-19: ekonomistët llogarisin se Prodhimi i Brendshëm Bruto i Gjermanisë do të zvogëlohet me 6,6 përqind, ndërsa për Italinë e Spanjën llogarisin mbi 11 përqind. Atëherë, përse ta lidhë pasurinë e saj me këto vende?

Gjermania duhet ta bëjë këtë, sepse këto asete janë tashmë të lidhura në mënyrë të pandashme me Bashkimin e papërfunduar të Evropës. Çfarë e bën këtë vend kaq të përshtatshëm për të arritur një marrëveshje për reformat gjithëpërfshirëse, nuk është prosperiteti, por hapja: Ekonomia e Gjermanisë varet nga eksportet, dhe gati 70 përqind e tregtisë ajo e bën me pjesën tjetër të Evropës. Kur Spanja ose Italia kolliten, Gjermania dridhet.

Një presidencë e krizës

Advertisement

Në maj, Gjermania i rrëzoi synimet e saj fillestare dhe kuptoi se një “presidencë në kohë korone” është thelbësore.

Dhe pasi, për vite me radhë, ajo e mbajti në distancë Presidentin Francez Emmanuel Macron, Merkel tani po bashkëpunon me të për të rikthyer motorin e ndryshkur franko-gjerman. Kur të dy njoftuan planin e fondit të shpëtimit prej 500 miliardë eurosh, ajo pranoi se ky ishte një “hap i pazakontë” dhe tha: “Ne duhet të veprojmë si evropianë për të dalë mirë dhe të forcuar nga kjo krizë” .

Ppropozimi i dy politikanëve për të financuar fondin duke e lejuar Komisionin e BE-së të hyjë në borxh në tregjet financiare është jo vetëm i pazakontë, por pararendës – një hap – deri atëherë i paimagjinueshëm drejt borxhit komunitar. Ministri gjerman i financave, Olaf Scholz, kujtoi përparimin që solli integrimi fiskal në SHBA, në vitin 1790, pas nismës së Sekretarit të Thesarit të SHBA-ve, Alexander Hamilton, ku i lejohej qeverisë në Uashington që nëpërmjet bondeve të merrte përsipër borxhet ku kishin hyrë shtetet për shkak të Luftës së Revolucionare.

Komisioni i BE-së më pas njoftoi programin e tij ekonomik bazuar në planin Macron-Merkel. Që nga ajo kohë ka pasur shumë diskutime nëse e gjithë kjo mund të çojë vërtet në një “moment hamiltonian”. Skeptikët nga të dy palët thonë se nisma është shumë larg një bashkimi të vërtetë financiar.

Advertisement

Pse është koha e duhur tani?

Merkel thotë gjërat e duhura, por a mund të presim me të vërtetë një veprim të guximshëm nga kjo politikane që ka qenë kaq hezituese deri më tani?

Përgjigja është po, për tre arsye. Së pari, hendeku mes shteteve anëtare të veriut dhe të jugut, po thellohet, aq sa po e vë në rrezik Bashkimin Evropian.

Së dyti, rrethanat janë premtuese. Kapitali politik i Kancelares gjermane nuk ka qenë kurrë më i lartë. Menaxhimi i krizës së koronës nga ana e Gjermanisë e ka rritur besimin te qeveria në përgjithësi dhe te Merkeli në veçanti. Si Presidente e Këshillit, Kancelarja do të punojë me të besuarën e saj prej vitesh, kryetaren e Komisionit, Ursula von der Leyen.

Advertisement

Së treti, dhe kjo është pika më e rëndësishme: koha është e pershtatshme. Ndërsa ajo po përgatitet të tërhiqet nga politika, Merkel ka një shans të fundit për të formuar trashëgiminë e saj dhe për të rishkruar bilancin e mëparshëm ambivalent të BE-së. 70 vjet pasi Ministri i Jashtëm Francez Robert Schuman hyri në histori duke propozuar që së bashku të menaxhonte prodhimin e qymyrit dhe çelikut francez dhe gjerman, Kancelarja mund ta vazhdojë vizionin e Schumanit në nivel tjetër. “Evropa nuk do të krijohet e gjitha menjëherë ose sipas një plani të vetëm,” tha Schuman në maj 1950. “Ajo do të ndërtohet përmes arritjeve konkrete”./ DW

The post Shansi i Angela Merkelit për të gdhendur të ardhmen e BE-së appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy