36 faqe protokoll për t’u zbatuar rigorozisht në mënyrë që t’i jepet start rinisjes së kampionatit italian të futbollit.
Serie A ka gati të gjitha masat për vijuar sezonin, i cili sipas zhvillimeve të fundit në Itali duket se do të rikthehet prej mesit të qershorit.
Nga lojtarët, stafet, arbitrat, mediat, nuk do jenë më shumë se 300 të pranishëm në stadiume.
Klubet do të mbërrijnë me maska dhe doreza, ceremonia e nisjes së ndeshjes nuk do të shoqërohet me shtrëngimin e zakonshëm të duarve, nuk do të ketë fëmijë pranë futbollistëve dhe as foto në grup.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Skuadrat dhe arbitri nuk do të kenë gjithashtu asnjë kontakt, madje do të jetë e ndaluar të protestosh në një distancë me të afërt se 1.5 metra.