Në të vërtetë, votimet ishin dekretuar për më 26 Prill, por, për shkak të urgjencës shëndetësore, u shtynë.
Pas lehtësimit progresiv të kufizimeve, në Serbi, ashtu si edhe në vendet e tjera të rajonit, ka pasur vetëm raste të kufizuara infeksionesh.
Duke folur në një televizion privat, Vuçiç theksoi se grumbullimet e mëdha të votuesve nuk do të lejoheshin në qendrat e votimit, të cilat do të pranojnë një numër të kufizuar personash.
”Të gjithë do të kenë detyrimin të veshin maskë dhe të respektojnë distancën fizike dhe masat e tjera parandaluese dhe sigurisë. Në Serbi virusi ende qarkullon”, deklaroi Vuçiç.