Qeveria e Serbisë iu bashkua të enjten Bashkimit Evropian në mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve në Bjellorusi dhe kritikave ndaj shtypjes së protestave kundër udhëheqësit autokrat të vendit.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ndërmori një hap befasues, duke thënë se Beogradi e mbështeti rezolutën e BE-së për Bjellorusinë, në mënyrë që të përafrojë politikat e tij me ato të bllokut në të cilin dëshiron të anëtarësohet.

Beogradi ka pasur marrëdhënie të ngushta me Presidentin e Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko, i cili ishte udhëheqësi i vetëm botëror që vizitoi Serbinë gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian thanë se ata qëndrojnë përkrah njerëzve që protestojnë për të drejta demokratike në Bjellorusi, duke hedhur poshtë rezultatet e zgjedhjeve, të cilat nxorrën fitues zoti Lukashenko.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata paralajmëruan se po përgatisin një listë të gjatë të personave bjellorusë që do të përballen me sanksione për manipulim votash dhe për masa brutale ndaj protestuesve.

Pranimi nga Serbia i kritikave të BE-së ndaj udhëheqësit bjellorus u publikua fillimisht të mërkurën, përmes komenteve në Twitter nga ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së në Beograd, të cilët e përshëndetën këtë hap.

Presidenti populist serb Aleksandër Vuçiç është përballur gjithashtu me kritika nga brenda dhe jashtë vendit për goditjen e lirisë së mediave, mbajtjen e zgjedhjeve që opozita nuk i quan të lira dhe të drejta si dhe masave kundër demonstruesve antiqeveritarë.

Megjithëse zyrtarisht kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Serbia i ka forcuar lidhjet politike, ekonomike dhe ushtarake me Rusinë dhe Kinën dhe nuk ka pranuar t’u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë për politikat e saj ndaj Ukrainës./ VOA

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Serbia nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve në Bjellorusi appeared first on Vizion Plus.