
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç diskutuan në një bisedë telefonike për çështjen e Kosovës dhe furnizimin me vaksina. Sipas mediave të huaja, Vuçiç njoftoi Putinin për situatën në Kosovë dhe ecurinë e dialogut.
“Pala ruse konfirmoi qëndrimin e saj parimor mbi zhvillimin e një zgjidhjeje të ekuilibruar të problemit të Kosovës, e cila duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB. U vu në dukje se Serbia mund të llogarisë në mbështetjen e Rusisë për këtë dhe çështje të tjera të rëndësishme”, njoftoi Kremlini.
Putini dhe Vuçiç ranë gjithashtu dakord të zgjerojnë bashkëpunimin në luftën kundër pandemisë, duke përfshirë furnizimin me vaksinën Sputnik V në Serbi.
Advertisement