Këngëtari Gjon Muharremaj, me origjinë shqiptare, tërhoqi vëmendjen në Eurovision me gjestin e shqiponjës që bëri, kur u votua nga Shqipëria.
Mediat serbe e sulmuan për këtë veprim, por Gjon’s Tears reagoi, duke deklaruar se nuk i kupton sharjet e ofendimet ndaj tij.
Advertisement
Këngëtari që në Eurovision përfaqësoi Zvicrë, u shpreh i lumtur që ka mbështetjen e Shqipërisë.
“Nuk e kuptoj shqetësimin. Unë doja thjesht të falënderoja Shqipërinë. Shqiponja dykrenare është simbol i Shqipërisë. Ju keni qëndruar gjithmonë pas meje… keni qenë gjithmonë krenarë për mua. Jam shumë i lumtur për këtë gjë dhe kjo ishte mënyra ime e falënderimit.”
Advertisement