Senati rrëzon veton e Trump/ Presidenti kishte kërkuar ndryshime ligjore për kompanitë e teknologjisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Senati rrëzon veton e Trump/ Presidenti kishte kërkuar ndryshime ligjore për kompanitë e teknologjisë

Në ditët e fundit të mandatit katër vjeçar, presidenti Donald Trump ka marrë një goditje nga senatorët republikanë të cilët kanë rrëzuar veton e tij ndaj një projektligji për mbrojtjen që kap vlerën prej 740 miliardë dollarësh.

Me 81 vota pro dhe 13 kundër, senati arriti shumicën e nevojshme me dy të tretat ndërsa tetë veto të mëparshme të presidentit janë mbështetur.

Akti për Mbrojtjen financon shumë projekte qeveritare, që nga numri i anijeve që prokurohen e deri te pagesat për ushtarët dhe masat për të përballuar kërcënimet gjeopolitike. Presidenti Trump refuzoi ta nënshkruante atë në ligj sepse nuk shfuqizonte disa mbrojtje ligjore për kompanitë e teknologjisë, të cilat i ka kritikuar vazhdimisht për politikat e tyre monopoliste dhe censurimin e lajmeve.

Nga ana tjetër, demokratët, në një rreshtim të pazakontë në krah të Presidentit Trump, përshëndetën thirrjen e tij për pagesa të drejtpërdrejta prej 2,000 dollarësh për familjet amerikane, nga 600 dollarë të miratuara deri tani. Shumë republikanë janë shprehur kundër pasi sipas tyre, paratë do t’u shkonin njerëzve që nuk janë në nevojë.

Advertisement

Tensionet mes republikanëve po rriten gjithashtu rreth planit të disa konservatorëve për të shprehur kundërshtimin e tyre të mërkurën e ardhshme, kur Kongresi i ri zyrtarisht do të votojë mbi rezultatet e Kolegjit Zgjedhor.

Departamenti i Drejtësisë i ka kërkuar një gjykatësi federal të hedhë poshtë padinë e paraqitur nga një republikan i Dhomës së Përfaqësuesve që kërkon t’i japë Nënpresidentit Mike Pence autoritetin për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.

Në padi thuhet se nënpresidenti “mund të ushtrojë autoritetin ekskluziv dhe interpretimin që i takon vetëm atij për të identifikuar se cilat vota elektorale duhet të numërohen për një shtet të caktuar”.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy