Senati i SHBA rrëzon vaksinimin me detyrim: Dy demokratë i bashkohen republikanëve kundër urdhërit të Biden

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Senati i SHBA rrëzon vaksinimin me detyrim: Dy demokratë i bashkohen republikanëve kundër urdhërit të Biden

Vaksinimi i detyruar për bizneset me më shumë se 100 punonjës ka nxitur një debat të ashpër në senatin amerikan të kontrolluar nga demokratët. Me 52 vota pro dhe 48 kundër, ligjvënësit rrëzuan urdhërin e presidentit Biden duke argumentuar se askush nuk mund të detyrohet të zgjedheë midis vaksinës dhe vendit të punës.

Dy demokratë të Senatit – Joe Manchin i Virxhinias Perëndimore dhe Jon Tester i Montanës – iu bashkuan 50 republikanëve në votim për projektligjin.

 

Nisma nënvizon opozitën e fortë politike me të cilën përballen përpjekjet e administratës për të luftuar COVID-19.

Advertisement

 

 

JOE MANCHIN

SENATOR DEMOKRAT

Advertisement

“Unë kam mbështetur gjithmonë vaksinimin e detyruar për punonjësit federalë dhe ushtrinë, sepse ruajtja e shërbimeve thelbësore dhe gatishmërisë ushtarake që ofron qeveria federale është një çështje me rëndësi kombëtare. Por është e pavend që qeveria federale t’u thotë pronarëve të bizneseve private se si të mbrojnë punonjësit e tyre nga COVID-19 .”

 

Republikanët e vlerësuan mbështetjen dypartiake si një mesazh të qartë të shqetësimit publik në lidhje me ndikimin e mundshëm të detyrimit për imunizim, tek punëtorët, bizneset dhe në ekonomi.

 

Advertisement

Kryerepublikani Mitch McConnell, e cilësoi vendimin e presidentit Biden si një përpjekje të paligjshme dhe absurde të qeverisë për të mikromenaxhuar jetën e qytetarëve privatë.

 

Projektligji tashmë do të dërgohet në Dhomën e Përfaqësuesve të udhëhequr po nga Demokratët, ndërsa presidenti Biden ka kërcënuar se do të vendosë veton ndaj tij.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy