Senati amerikan miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Senati amerikan miraton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Senati amerikan miratoi të mërkurën pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO me 95 vota për, duke dërguar një mesazh të fortë dypartiak mbështetjeje për zgjerimin e aleancës perëndimore kundër Rusisë.

 

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, një demokrat nga Nju Jorku tha se kjo është një votë shumë e rëndësishme për sigurinë amerikane në mbarë botën.

 

Advertisement

“Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë do ta forcojë NATO-n edhe më tej dhe është edhe më urgjent duke pasur parasysh agresionin rus, duke pasur parasysh luftën imorale dhe të pajustifikuar të (Vladimir) Putinit në Ukrainë. Putini po e forcon aleancën e NATO-s”, tha ai.

 

Shtetet e Bashkuara janë një nga 30 vendet anëtare të NATO-s që duhet të miratojnë pranimin e Suedisë dhe Finlandës në organizatën më shumë se 70-vjeçare, që ka garantuar sigurinë evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore. Procesi zakonisht i gjatë i pranimit është përshpejtuar në Senatin amerikan si pjesë e një reagimi të fortë ndaj agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë në fillim të këtij viti.

 

Advertisement

Përpara votimit, kryetari i Komisionit për Marrëdhënieve me Jashtë Bob Menendez, tha se votimi i Senatit do të dërgonte një mesazh të fuqishëm kundër agresionit rus në Ukrainë.

 

Votimi do t’i dërgojë “një sinjal botës se ne do të bashkohemi kundër atyre që kërkojnë të destabilizojnë furnizimin me ushqim, që kërcënojnë me uri miliona njerëz në të gjithë botën; të cilët kërkojnë të shfrytëzojnë energjinë si armë në mes të një vale të pashembullt të të nxehtit. dhe që mendojnë se thjesht mund të pushtojnë një fqinj pa pasoja”, tha senatori Menendez.

 

Advertisement

Por senatori republikan Josh Hawley, i cili hodhi votën e vetme kundër ratifikimit, tha se ai nuk ishte në interes të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.

 

“Kam frikë se disa në këtë qytet e kanë humbur nga sytë këtë. Ata mendojnë se politika e jashtme amerikane ka të bëjë me krijimin e një rendi botëror liberal ose ndërtimin e kombeve jashtë shtetit. Me gjithë respektin, ata e kanë gabim…Duhet duhet të punoni për mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara, lirive tona, njerëzve tanë, mënyrës sonë të jetesës. Dhe zgjerimi i NATO-s, besoj, nuk do ta bëjë këtë”, tha senatori Hawley.

 

Advertisement

Finlanda dhe Suedia kërkuan anëtarësimin në NATO duke i dhënë fund neutralitetit të tyre pas agresionit rus në Ukrainë. Moska i ka paralajmëruar vazhdimisht të dy vendet kundër anëtarësimit në aleancën perëndimore. VOA/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy