Sekuestrohet një sasi rekord prej 23 tonësh kokainë në Gjermani dhe Belgjikë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sekuestrohet një sasi rekord prej 23 tonësh kokainë në Gjermani dhe Belgjikë

Autoritetet e doganave në Gjermani dhe Belgjikë kanë konfiskuar 23 ton kokainë. Sasia e lëndës narkotike ka pasur destinacion Holandën.

16 ton kokainë u zbuluan në 5 kontejnerë të transportit, të cilët kanë arritur në portin e Hamburgut nga Paraguaji më herët gjatë këtij muaji. Më pas, zyrtratë gjermanë kapën edhe 7.2 ton kokainë në portin belg të Antëerpen.

Kokaina kishte një vlerë prej disa miliarda eurosh. Një 28-vjeçar, i dyshuar për përfshirje në trafikim të drogës, është arrestuar në Holandë.

“Kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në Evropë dhe një nga konfiskimet më të mëdha në të gjithë botën”, thanë autoritetet doganore gjermane.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy