Sekuestrohen vaksinat false/ Interpol arreston dhjetëra persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sekuestrohen vaksinat false/ Interpol arreston dhjetëra persona

Autoritetet në Kinë dhe Afrikën e Jugut kanë sekuestruar mijëra doza false të vaksinave kundër COVID-19.

 

Në një njoftim të “Interpol” thuhet se janë identifikuar kompani prodhuese të vaksinave të rreme kundër koronavirusit, ndersa  dhjetëra persona janë arrestuar.

 

Advertisement

Gjatë kontrolleve në një fabrikë në kinë janë gjetur afro 3 mijë doza  dhe 80 persona  perfunduan në pranga, raporton Vizion Plus.

 

Ndërkohë në Afrikën e Jugut, Interpol bëri të ditur se është gjetur një magazinë ku ishin prodhuar 400 shishe të vogla me përbërje të rreme të dozës kundër sars covid 2, e cila është ekuivalente me rreth 2,400 vaksina.

 

Advertisement

Interpol sqaroi se asnjë vaksinë e aprovuar nuk është në dispozicion për shitje në internet.

 

“Ndërsa ne mirëpresim këtë rezultat, kjo është vetëm maja e ajsbergut kur bëhet fjalë për krimin e lidhur me vaksinat Covid-19. Çdo vaksinë që reklamohet në faqet e internetit ose rrjetet e errëta nuk do të jetë e ligjshme, nuk do të jetë testuar dhe mund të jetë e rrezikshme.”

 

Advertisement

Në fillim të këtij viti autoritetet lëshuan ​​një paralajmërim për të gjithë botën për t’u përgatitur për rrjetet e krimit të organizuar që synojnë shitjen e vaksinave Covid-19.

Përveç arrestimeve në Afrikën e Jugut dhe Kinë janë marrë edhe raporte shtesë të shpërndarjes së rreme të vaksinave dhe përpjekjeve të mashtrimit që synonin azilet e të moshuarve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy