Guardia di Finanza ka sekuestruar dy ton kokainë, vlera e së cilës shkon më shumë se 400 milionë euro.
Kokaina u sekuestrua në brigjet lindore të Siçilisë, sipas medias italiane Ansa.
Advertisement
Droga ishte e paketuar në rreth 70 pako të lidhura me rrjetë dhe me një aparat sinjalizues me dritë.
Agjencia thekson se droga u la në det pasi u dërgua nga anijet e mallrave dhe supozohej të transferohej në kontinent.
Advertisement