Sekretarja e Jashtme e Britanisë, Liz Truss tha se është skeptike për bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.

 

“Unë jam skeptike në lidhje me bisedimet e paqes, derisa Putin është ende duke bërë luftë në Ukrainë. Ai duhet të zbatojë një armëpushim dhe të tërheqë trupat e tij që ato bisedime të paqes të merren seriozisht”, tha Truss për BBC.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo tha se Vladimir Putin ka “shkatërruar sigurinë evropiane” dhe ka përdorur “armë  dhe forcë të tmerrshme” në pushtimin e Ukrainës.

 

“Një nga mënyrat se si Putin financon luftën e tij është përmes të ardhurave nga nafta dhe gazi dhe natyrisht nuk po them se jemi dakord me çdo politikë të Arabisë Saudite ose Emiratet e Bashkuara Arabe, por ato nuk përbëjnë një kërcënim për sigurinë globale në ashtu siç bën Vladimir Putin”, thotë ajo, shkruan REL.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Truss tha se duhet të ndalohet Putini me “çdo kusht” dhe se “ai është kërcënimi i vërtetë me të cilin përballet bota”.