Sekretarja e Jashtme britanike: Kriza në Ukrainë mund të zgjasë me muaj për shkak të Putin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sekretarja e Jashtme britanike: Kriza në Ukrainë mund të zgjasë me muaj për shkak të Putin

Presidenti rus Vladimir Putin mund ta zvarritë krizën në Ukrainë për muaj të tërë në një përpjekje për të sfiduar unitetin perëndimor, tha sekretarja e jashtme britanike Liz Truss.

“Ne nuk duhet të jemi të qetë pas deklaratës së Rusisë se ka tërhequr një pjesë të trupave nga Ukraina, ndërkohë që në fakt forcimi i ushtrisë ruse nuk tregon shenja ngadalësimi.

Aktualisht nuk ka asnjë provë që rusët po tërhiqen nga rajonet kufitare pranë Ukrainës. Ne nuk duhet të krijojmë iluzione pasi Rusia mund ta zvarritë këtë situatë për një kohë shumë të gjatë, mbase muaj për të destabilizuar Ukrainën dhe për të sfiduar unitetin perëndimor.

Ky është një provë e aftësisë sonë.”

Advertisement

Truss do të vizitojë Ukrainën dhe Poloninë  përpara se të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih së bashku me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të NATO-s të shtunën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy