Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Michael Pompeo, gjatë një takimi më ligjvënësit e lartë republikanë dhe stafin e lartë të kongresit, u ka dhënë një mesazh të qartë ish zyrtarëve të administratës Trump të cilët janë larguar nga presidenti.

MICHAEL POMPEO

SEKRETARI I SHTETIT, SHBA

Unë jam krenar për atë që kemi arritur, jo vetëm në sigurinë kombëtare, hapësirën e politikës së jashtme, me të cilën kam punuar, por gjërat që kemi bërë me familjet, punën pro-jetës që kemi bërë. Këto janë gjëra që me të vërtetë do të jenë historike. Mendoj se historia do të na kujtojë shumë mirë për këto gjëra kur të shkruhen librat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbështetja e tij ndaj presidentit, është një kontrast i fortë krahasuar me disa pjesëtar të kabinetit të cilët kanë dhënë dorëheqjen nga administrata e Trump.

Pompeo diskutoi gjithashtu sukseset e politikës së jashtme të administratës dhe e krahasoi atë me tetë vjet nën administratën e Obamës, duke shtuar se politika e jashtme e Obamës nuk ka qenë reale siç ka ndodhur me politikën e Trump.

 

MICHAEL POMPEO

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SEKRETARI I SHTETIT, SHBA

Misioni ynë i vendosur, i përditshëm, është: ‘Si të sigurohemi që gjithçka që bëjmë siguron lirinë për Amerikën?’ Dhe ky mision na bëri që të largohemi nga një bandë e tërë gjërash. Ne jemi larguar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ne u larguam nga Komisioni i KB për të Drejtat e Njeriut. Secila prej këtyre gjërave ishte e dëmshme për popullin amerikan, prosperitetin e tij, sigurinë e tij. Kishim të drejtë ta bënim atë. Është një ndjeshmëri që mendoj se 75 milion njerëz ende e kuptojnë dhe e kuptuan akoma më mirë në nëntor të këtij viti.

 

Pompeo reagoi gjithashtu edhe në lidhje me aktet e dhunës të cilat ndodhën në Capitol Hill, duke deklaruar se ata të cilët u larguan nga presidenti Trump duke e akuzuar si përgjegjësin e atyre ngjarjeve të dhunshme, në fakt nuk ishin duke dëgjuar fjalët e presidentit Trump, pasi ai nuk qe kurrë pro dhunës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";