Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se ka shumë të ngjarë që zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris, të fitojë zgjedhjet presidenciale.
“Është shumë e mundur që Kamala Harris të fitojë zgjedhjet, por votuesit amerikanë do të vendosin”, tha kancelari gjerman.
Kjo deklaratë vjen pas një pyetje që ai mori lidhur me mbështetjen për kandidaturën e tij ndaj republikanit Donald Trump, duke mos u përgjigjur drejtpërdrejtë.
Scholtz, më herët, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për presidentin amerikan Joe Biden përpara se ky i fundit të dorëhiqej./vizionplus.tv
Advertisement