Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, do të bëjë zhvillojë një vizitë Bosnje dhe Herzegovinë (BiH). Ai pritet të arrijë në Bosnje më 14 dhjetor, dhe është planifikuar të takojë anëtarët e presidencës tre-palëshe të Bosnjës, Millorad Dodik, Shefik Xhaferoviq dhe Zheljko Komsiq si dhe ministren e Jashtme, Bisera Turkoviq.
Siç ishte njoftuar më parë, Lavrov do të mbajë një takim të veçantë me anëtarin e presidencës trepalëshe, Millorad Dodik, i cili njihet si një mbështetës i Kremlinit.
Ministria e Punëve të Brendshme tha se ka ndërmarrë masa shtesë të sigurisë para vizitës së Lavrovit në Sarajevën Lindore, qe i përket entitetit të Republikës Serbe. Trafiku do të jetë i ndaluar në disa rrugë lokale në kohë të caktuara.
Ministria e Brendshme e Republikës Serbe rekomandoi gjithashtu që qytetarët e Sarajevës Lindore të mbajnë një dokument të vlefshëm identifikimi “dhe që ata të mos mbajnë çanta për shkak të lëvizjes më të lehtë”.
Vizita e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi ishte planifikuar për 28 dhe 29 Tetor, por ajo u shty për shkak të situatës me pandemisë./ REL