Shqipëria rreshtohet krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksionet ndaj Rusisë. Qëndrimin zyrtar e njoftoi ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka në “Twitter”. Duke i gjykuar masat si të drejta, Xhaçka shtoi se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj.

 

“Shqipëria mbështet plotësisht masat e SHBA në përgjigje të veprimeve të Rusisë kundër SHBA dhe aleatëve tanë. Ne qëndrojmë pranë SHBA-së dhe gjykojmë se këto masa janë proporcionale dhe të drejta. Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj që shkojnë kundër sistemit të bazuar në rregulla dhe kërcënojnë sigurinë tonë.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shtëpia e Bardhë njoftoi dëbimin e 10 diplomatëve rusë nga Shtetet e Bashkuara si dhe vendosjen  e sanksioneve lidhur me pretendimet për ndërhyrje në zgjedhje dhe veprimtari të dëmshme kibernetike.

 

Masat e reja kundër Kremlinit përfshijnë sanksione ndaj gjashtë kompanive ruse që mbështesin veprimtaritë kibernetike, si dhe ndaj 32 individëve ose organizatave që akuzohen se janë përpjekur të ndikojnë ne rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";