Sanksione të tjera amerikane ndaj udhëheqësit të Bjellorusisë dhe zyrtarëve rusë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sanksione të tjera amerikane ndaj udhëheqësit të Bjellorusisë dhe zyrtarëve rusë

Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksione të tjera ndaj udhëheqësit bjellorus, Alexander Lukashenko, për rolin e tij si aleat i Kremlinit gjatë ndërhyrjes në Ukrainë.

Sanksionet do të bllokojnë udhëheqësin Lukashenko dhe gruan e tij që të kenë qasje tek pronat e tyre në Shtetet e Bashkuara dhe do të kufizojnë aftësitë e amerikanëve për të kryer biznes me ta.

Shtetet e Bashkuara tashmë kanë vënë sanksione kundër Presidentit Lukashenko për ndërhyrjen në Ukrainë, duke përfshirë kufizimin e eksporteve teknologjike. Uashingtoni vuri gjithashtu sanksione kundër zotit Lukashenko për përdorimin e emigrantëve si pengje politike në kufirin me Poloninë dhe për atë që shumë vende perëndimore i konsiderojnë zgjedhje të manipuluara në vitin 2020.

Gjithashtu të martën u njoftuan sanksione ndaj disa individëve rusë, disa në bazë Aktit Magnitsky, për rolin e tyre të dyshuar në shkeljet e të drejtave të njeriut. Mes tyre janë Natalia Mushnikova, një gjyqtare në Moskë dhe prokurori Nurid Salamov.

Advertisement

“Sanksionet e sotme tregojnë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të imponojnë pasoja konkrete dhe domethënëse ndaj atyre që përfshihen në korrupsion ose janë të lidhur me shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”, tha drejtoresha e Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja Andrea Gacki. “Ne dënojmë sulmet e Rusisë ndaj korridoreve humanitare në Ukrainë dhe i bëjmë thirrje Rusisë të ndërpresë luftën e saj të paprovokuar dhe brutale kundër Ukrainës”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy