Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez deklaroi se dyshon në Izraeli po i përmbahet ligjeve ndërkombëtare të luftës. Kjo deklaratë, sipas tij vjen duke iu referuar numrit të viktimave civile në Gaza. Ai nënvizoi se veprimi ushtarak në rrip është i papranueshëm.

 

“Me imazhet që po shohim dhe numrin në rritje të fëmijëve që humbasin jetën, kam dyshime serioze se Izraeli po zbaton ligjin ndërkombëtar humanitar,” tha Sanchez gjatë një interviste.“Ajo që po shohim në Gaza nuk është e pranueshme”, shtoi ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sanchez, i cili po bën “presion” për një konferencë paqeje, tha se marrëdhëniet midis Izraelit dhe Spanjës ishin të drejta dhe vendet mike duhet gjithashtu t’i thonë gjëra të vërteta njëri-tjetrit.

Ai këmbënguli që vendet evropiane duhet të diskutojnë për njohjen e një shteti palestinez.