Liderët e vendeve anëtare të bllokut janë mbledhur këtë të enjte në ditën e parë të Samitit të Bashkimit Evropian.

Në fokus të diskutimeve janë, Ukraina, Lindja e Mesme, rritja e së djathtës ekstreme në Parlamentin Evropian, ndërsa një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet emigrantëve.

Në ftesën dërguar udhëheqësve, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se mbledhja do të përqendrohet në masat konkrete për të parandaluar emigrimin e parregullt, përfshirë kontrollin e përforcuar të kufijve të jashtëm të bllokut, partneritetet e zgjeruara dhe politikat e kthimeve në vendet e origjinës.

Pak ditë më parë të njëjtën kërkesë e bëri edhe Presidentja e Komisionit, Ursula Von Der Leyen e cila përmendi si model për tu marrë shembull edhe marrëveshjen që sapo ka nisur zbatimin, mes vendit tonë dhe Italisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Takimi i BE-së vjen pas fitoreve në rritje të partive të ekstremit të djathtë të cilat kërkojnë masa më të ashpra kundër imigracionit.

Të djathtët shënuan fitore domethënëse në zgjedhjet e përgjithshme të parlamentit europian, por edhe në zgjedhje kombëtare në disa vende si Gjermania, Holanda apo Austria.

Gjithashtu gjatë takimit të liderëve, presidenti i Ukrainas Volodymyr Zelensky do të prezantojë në detaje planin e fitores i cili përfshin një ftesë të pakushtëzuar ndaj Ukrainës për anëtarësim në NATO. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";