Takimi global i nivelit të lartë në Glasgow, i cili u mbajt më 1 nëntor, është përshkruar gjerësisht si një nga më të rëndësishmit sa i takon trajtimit të ngrohjes globale.
Në këtë samit morën pjesë 120 krerë shtetesh dhe qeverish.
Korrespondenti i agjencisë së lajmeve britanike “BBC”, Check Chris Morris, njëkohësisht ambinetalist , i’u përgjigj disa prej pyetjeve kryesore që shqetësojnë shumë njerëz.
A do të ishte efikas dhe i realizueshëm zbatimi i kuotave për konsumin e mishit dhe udhëtimet me fluturime? ishte një prej pyetjeve.
Chris Morris u përgjigj: “Ngrënia e mishit (veçanërisht viçi) dhe udhëtimi me avion kanë të dyja një ndikim të konsiderueshëm mjedisor”.
Ngrënia e një ose dy hamburgerëve në javë për një vit krijon të njëjtën sasi të gazeve serrë sa ngrohja e një shtëpie në Mbretërinë e Bashkuar për 95 ditë.
Një fluturim ekonomik me kthim nga Londra në Nju Jork prodhon rreth 0.67 ton CO2. Kjo është 11% e emetimeve mesatare vjetore për dikë në Mbretërinë e Bashkuar.
Teorikisht, vendosja e kuotave të detyrueshme për konsumimin e mishit ose fluturimin do të bënin një ndryshim, por ka pak mbështetje politike që kjo të ndodhë.
Në vend të kësaj, fokusi është në inkurajimin e ndryshimit të sjelljes.
“Komiteti i Ndryshimeve Klimatike”, në Mbretërinë e Bashkuar – i cili këshillon qeverinë – ka rekomanduar që njerëzit duhet të konsumojnë 20% më pak mish dhe bulmet deri në vitin 2030 dhe 35% më pak deri në vitin 2050.
Po ashtu njerëzve u kërkohet të mendojnë për më pak fluturime.
Përdorimi i taksimit për t’i bërë disa gjëra më të shtrenjta ndoshta do të ishte një zgjidhje më realiste sesa përpjekja për të zbatuar kuotat.
Një pyetje tjetër ishte: Pse nuk mund të kemi një fond ndërkombëtar për të ndihmuar vendet më të varfra të arrijnë emetimet zero të karbonit?
“Kjo është pjesërisht ajo që ka të bëjë me debatin aktual mbi financat e klimës”, u përgjigj Check Chris Morris.
Në vitin 2009, vendet e pasura thanë se do të siguronin 100 miliardë dollarë (73 miliardë paund) çdo vit për botën në zhvillim deri në vitin 2020.
Por ata nuk kanë qenë në gjendje të përmbushin premtimin e tyre dhe tani po sugjerojnë se do ta përmbushin këtë objektiv vetëm në vitin 2023.
Vendet më të varfra kanë nevojë për këto para për të ndihmuar në trajtimin e efekteve të ndryshimeve klimatike me të cilat po përballen momentalisht.
Nëse janë njerëzit që shkaktojnë ndryshimet klimatike, çfarë po bëhet për të ndaluar mbipopullimin? pyeti Gaye Schmidt nga Australia.
“Mbipopullimi nuk po shkakton ndryshime klimatike. Përkundrazi, është emetimi i tepërt i gazrave serrë që po ngrohin planetin. Dhe 1% më i pasur i popullsisë së botës është përgjegjës për më shumë emetime të karbonit sesa 50%, e të varfërve.”
Është e vërtetë se popullsia e planetit nuk mund të vazhdojë të rritet pafundësisht, sepse ka një numër të kufizuar burimesh në dispozicion. Por konsumi i tepërt ka luajtur një rol më të madh në ndryshimin e klimës sesa një popullsi në rritje globale.
Në një raport të Kombeve të Bashkuara në fillim të këtij viti u tha se përpjekjet për të reduktuar sasinë e metanit duhet të përqendrohen në zvogëlimin e tyre në puset e gazit, uljen e mbetjeve dhe humbjeve ushqimore, përmirësimin e menaxhimit të bagëtive dhe inkurajimin e konsumatorëve për të adoptuar dieta me pak mish dhe bulmete.
A ka ndonjë efekt pozitiv të ndryshimit të klimës? ishte një pyetje tjetër
“Mund të ketë disa ndikime pozitive afatshkurtra për ngrohjen globale, por shkencëtarët e klimës nuk kanë një përgjigjie deri më tani”, është përgjigjur.
Megjithatë, hulumtimi i publikuar vitin e kaluar sugjeroi se ky efekt tashmë po zbehet dhe çdo ide që mund të kufizojë disi ngrohjen e ardhshme nuk mbështetet nga provat.