Sali Berisha ka reaguar pas agresionit të Vladimir Putinit ndaj Ukrainës.

Ai thotë se ka nisur Lufta e Tretë Botërore.

Berisha përcjell edhe një lutje: “liri Ukrainës, vdekje pushtuesve rus”.

“Rusia me agresionin ndaj Ukraines nisi dhe luften e trete boterore?!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Te dashur miq, diktatori gjaksor rus Vladimir Putin nisi sot agresionin ushtarak ne shkalle te gjere per pushtimin e Ukraines se lire dhe te pavarur.

Ky agresion duket se shenon fundin e paqes se pasLuftes se Dyte Boterore dhe fillimin e Luftes se Trete Boterore. Luften e Pare Boterore de facto e nisi Rusia, Luften e Dyte Boterore e nisi Hitleri dhe Gjermania naziste, te ciles ne krye te radhes pas paktit Ribentrop- Molotov iu bashkua dhe Rusia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rusia, qe me agresionin ndaj Ukraines nisi per ambicjet e saj imperiale Luften e Trete Boterore, do te humbase kete lufte. Shqiperia, ish viktima e pare e Luftes se Dyte Boterore eshte sot anetare e NATO-s. Liri Ukraines! Vdekje pushtuesve rus! sb”, shkruan Berisha. (TemA)