Në një intervistë të dhënë për Sky Sport, Arrigo Sacchi, ish-trajneri i Milan-it, ka folur për yjet që ka stërvitur gjatë eksperiencës së tij te kuqezinjtë:

“Van Basten dhe Gullit kanë qenë dy sulmues të jashtëazkonshëm, nuk do t;i kisha ndërruar me asnjeri. Grupi? Kemi patur gjithmonë pothuajse nëntë italianë. Madje 10 në vitin e parë”.

“Ishte një grup shumë i bashkuar, persona që jepnin gjithçka që mund të jepnin. Ronaldo kishte një talent superior nga të gjithë, por nuk do të kisha marrë kurrë. Para së gjithash shikoja aspektin njerëzor dhe doja lojtarë që kishin gjëra të përbashkëta”.

“Di Stefano nuk ka parë kurrë një ndeshje deri në fund dhe thoshte: ‘E shëmtuar dhe e mërzitshme, po largohem’, kjo sepse nuk kishte harmoni. Gullit më ka ndihmuar shumë t’i jepja një mentalitet fitues skuadrës”, ka thënë Sacchi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";