Bosi i Ryanair, Michael O’Leary u kërkoi udhëtarëve të injorojnë udhëzimet e reja të qeverisë për të reduktuar bagazhet e dorës në kohën e pritjes e madje të bëjnë të kundërtën.
Udhëzimet e reja të lëshuara një ditë më parë, paralajmërojnë pushuesit që të zvogëlojnë bagazhet e duarve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
O’Leary thotë se është kundër kësaj, dhe se përkundrazi, kërkon të mbahen me vete sa më shumë çanta që të jetë e mundur. Ai i tha “Independent”: se “ne po ju rekomandojmë pasagjerëve të bëjnë saktësisht të kundërtën: të maksimizojnë çantat e dorës dhe të minimizoni çantat e bagazhit”.
Ai shtoi: “Logjika jonë ka qenë gjithmonë se çantat e bagazhit janë ato që kalojnë nëpër tetë palë duar, nga tavolina e kontrollit në portën e daljes, ndërsa bagazhet e dorës I mban vetëm pasagjeri ”.O’Leary thotë se ai po paralajmëron kundër rregullave të qeverisë pavarësisht se linja ajrore bën “më shumë para nga çantat që kalojnë në bagazhe”.