Rusia u bëri thirrje të gjitha palëve që të “tregojnë vetëpërmbajtje” dhe shprehu shqetësim për përshkallëzimin e mëtejshëm pasi Irani lëshoi raketa dhe drone në Izrael gjatë natës.
“Ne kërkojmë që shtetet e rajonit problemet ekzistuese t’i zgjidhin me mjete politike dhe diplomatike”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.
Moska shtoi se ka paralajmëruar shumë herë se Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej “në mënyrë adekuate” sulmit ndaj një konsullate iraniane në Siri, e cila vrau shtatë oficerë nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, duke përfshirë komandantë të lartë.
Irani akuzoi Izraelin për kryerjen e atij sulmi, por Izraeli ka thënë se nuk komenton raportet e huaja./vizionplus.tv
Advertisement