Rusia do të tërheqë trupat e saj ushtarake nga kufiri me Ukrainën. Pas një kontrolli të gatishmërisë luftarake në krime, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, njoftoi largimi e forcave që ka mbledhur në këtë pikë kohët e fundit.
Por ministri rus tha se pajisjet dhe armët ushtarake do të qëndrojnë në terrenet e stërvitjes pranë kufirit lindor të Ukrainës.
SERGEI SHOIGU
AdvertisementMINISTRI RUS I MBROJTJES
“Synimet e kontrollit të papritur u arritën plotësisht. Trupat demonstruan aftësinë për të siguruar mbrojtje të besueshme të vendit. Në këtë drejtim, unë kam vendosur të përmbyllë aktivitetet e inspektimit në qarqet ushtarake Jugore dhe Perëndimore. Komandantët rusë do të fillojnë planifikimin e tërheqjes nga 23 prill, për të përfunduar deri më 1 maj”
Edhe pse nuk është ende e qartë se sa trupa ushtarake do të qëndrojnë në kufi, zyrtarët e Kievit janë shprehur optimist për këtë vendim.
VOLODYMYR ZELENSKIY
PRESIDENT I UKRAINES
Advertisement
“Reduktimi i trupave në kufirin tonë në mënyrë proporcionale zvogëlon tensionin. Ukraina është gjithmonë vigjilente, megjithatë mirëpret çdo hap për të ulur praninë ushtarake dhe për të shkallëzuar situatën në Donbas. Ukraina kërkon paqe. Mirënjohës ndaj partnerëve ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre.”
Rusia ka pretenduar se vendosja e 120,000 trupave ka shërbyer gjithmonë për një stërvitje ushtarake dhe një përgjigje ndaj stërvitjeve masive të NATO-s në Europë.