Qyteti port i Mariupolit u godit pak më herët nga një sulm ajror rus.
Këtë herë shënjestra e sulmit ishte spitali i fëmijëve, i cili pas bombardimit rus u shkatërrua, ndërsa shumë fëmijë janë ende nën rrënoja.
“Forcat pushtuese ruse hodhën shumë bomba në spitalin e fëmijëve. Katastrofa është kolosale”, tha Këshilli bashkiak në njoftimin e tij.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli në Twitter për sulmin e ri rus, duke cituar video nga rrënojat e spitalit.
“Mariupol. Sulm i menjëhershëm i forcave ruse në spital. Njerëzit, fëmijët, janë nën rrënoja. Mizori! Edhe sa kohë do të jenë bashkëfajtorë në injorimin e terrorit? Mbyllni hapësirën ajrore tani! Ndaloni vrasjet! E keni fuqinë por duket se po humbisni njerëzimin”, ishte komenti i presidentit ukrainas.