Rusia sulm masiv në Ukrainë, Kievi kërkon më shumë armë me rreze të gjatë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia sulm masiv në Ukrainë, Kievi kërkon më shumë armë me rreze të gjatë

Rusia ka nisur një sulm masiv ajror me raketa e dronë ndaj Ukrainës. Autoritetet e Kievit kanë bërë të ditur se sulmet ruse që nisën prej të dielës në mbrëmje e vazhduan gjatë gjithën natës kanë prekur 15 rajone ukrainase.

Kryeministri i vendit Denis Shmyhal konfirmoi se ka viktima, të plagosur dhe dëme të mëdha në infrastrukturë kryesisht në rajonet perëndimore e lindore.

Mes viktimave të sulmit rus, ishte një shtetas britanik, ish-ushtarak i cili punonte për agjencinë e lajmeve Reuters. Dy anëtarë të tjerë të stafit mbetën të plagosur ndërsa hoteli ku po qëndronin u godit nga ajri.

Kryeministri Ukrainas përsëriti gjithashtu thirrjen e Kievit për armë me rreze të gjatë dhe leje nga partnerët për të goditur objektivat ruse. Të njëjtën kërkesë e bëri presidenti Volodymir Zelensky.

Advertisement

“Në të gjithë Ukrainën ne mund të bëjmë shumë më tepër për të mbrojtur jetët nëse aviacioni i fqinjëve tanë evropianë do të operonte në bashkëpunim me F-16 dhe sistemet tona të mbrojtjes ajrore. Nëse një unitet i tillë ka rezultuar efektiv në Lindjen e Mesme, ai duhet të funksionojë edhe në Evropë”, tha Zelensky.

Zelensky iu kërkoi partnerëve të veprojnë tani pasi sipas tij ky është moneti i duhur.

“Ukraina nuk mund të kufizohet në aftësitë e saj me rreze të gjatë kur terroristët nuk përballen me kufizime të tilla. Amerika, Britania, Franca dhe partnerët tanë të tjerë kanë fuqinë të na ndihmojnë të ndalojmë këtë terror. Koha për veprim vendimtar është tani”, shtoi ai.

Në një reagim të fundit nga Kremlini thuhet se sulmet e 24 orëve të fundit në Ukrainë janë përgjigje ndaj veprimeve armiqësore në rajonin e Kurskut.

Advertisement

Sipas raporteve, një objekt ushtarak prekue dhe hapsirën ajrore të Polonisë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy