Në ditën e 9 të luftimeve në Ukrainë, Kremlini pretendon se presidenti Zelensky tashmë është larguar nga vendi dhe po strehohet në Poloni, nga ku po drejton dhe rezistencën.

Një lajm i tillë u mohua menjëherë nga autoritetet ukrainase, të cilat deklaruan se Zelensky vijon të qëndrojë në frontin e luftës për mbrojtjen e vendit të tij.

“Pushtuesit nxorën një lajm të rremë duke thënë se presidenti Volodymyr Zelensky është larguar nga vendi. Kjo nuk është e vërtetë, presidenti është me njerëzit e tij”, shkruhet në faqen e parlamentit ukrainas në Telegram.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";