Rusia pretendon se ka zmbrapsur sulme ukrainase me dronë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia pretendon se ka zmbrapsur sulme ukrainase me dronë

Ministria ruse e Mbrojtjes tha më 1 shkurt se mbrojtja e saj ajrore ka rrëzuar gjatë natës 11 dronë ukrainas mbi territorin rus.

“Gjatë natës, u pengua një përpjekje nga regjimi i Kievit për të kryer sulm terrorist me dronë ndaj caqeve në territorin rus”, tha ministria përmes një deklarate.

“Mbrojtja ajrore pengoi dhe shkatërroi dronët mbi rajonin e Belgorodit [katër dronë] dhe Kursk [një dron]”, u shtua në njoftim.

Edhe katër dronë të tjerë u rrëzua më vonë në rajonin e Belgorodit dhe dy të tjerë në rajonin e Voronezhit, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Advertisement

Ukraina ka qenë nën sulme të vazhdueshme ajrore të Rusisë për pothuajse dy vjet dhe vazhdimisht po kërkon nga aleatët e saj perëndimorë që ta ndihmojnë në forcimin e sistemeve të saj mbrojtëse. Mijëra persona vlerësohet se janë vrarë gjatë bombardimeve ruse.

Në muajt e fundit, Ukraina ka intensifikuar sulmet me dronë në territorin e Rusisë, kryesisht duke shënjestruar rajonet kufitare, por edhe kryeqytetin rus, Moskën, dhe qytetin verior të Shën Petersburgut.

Sulmi më vdekjeprurës me dronë ishte ai i 30 dhjetorit të vitit 2023 në qytetin rus të Belgorodit, kur u vranë 25 persona, u plagosën afër 100 të tjerë dhe qindra të tjerë u evakuuan./REL/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy