Rusia pretendon që janë dorëzuar mbi 1,000 marinsa ukrainas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia pretendon që janë dorëzuar mbi 1,000 marinsa ukrainas

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë që më shumë se 1,000 marinsa ukrainas janë dorëzuar te forcat ruse në qytetin e rrethuar të Mariupolit, pretendim për të cilin zyrtarët ukrainas kanë thënë se as nuk mund ta komentojnë dhe as konfirmojnë.

 

Nëse verifikohet, dorëzimi do të përbënte goditje të madhe në përpjekjet ukrainase për të kontrolluar Mariupolin, në të cilin janë kryer luftime të ashpra prej kur ka nisur pushtimi rus në Ukrainë më 24 shkurt. Teksa konvojet me pajisje ruse janë duke lëvizur nga drejtime të ndryshme drejt lindjes së Ukrainës, një zyrtare e lartë ukrainase ka thënë se nuk do të ketë korridore humanitare për evakuim të civilëve në disa lokacione më 13 prill.

 

Advertisement

Në një deklaratë të publikuar në Telegram, zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk, ka akuzuar trupat ruse se nuk po zbatohen kushtet për të mundësuar evakuimet.

 

“Në rajonin Zaporizhja rusët kanë penguar evakuimin e autobusëve dhe në rajonin Luhansk ata janë duke shkelur armëpushimin”, ka thënë ajo.

 

Advertisement

Në Mariupol, televizioni shtetëror rus ka shfaqur një video të disa trupave ushtarake duke lëvizur me duart lart. Sipas televizionit ata kanë qenë marinsa ukrainas që janë dorëzuar. Pamje të ngjashme kanë qarkulluar edhe në llogaritë në rrjetet sociale që janë pro-Kremlinit.

 

Videot nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur. Zyra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk u është përgjigjur kërkesave për koment, ashtu sikurse Ministria e Mbrojtjes.

 

Advertisement

Vadym Denysenko, këshilltar i Ministrisë së Brendshme ukrainase, ka refuzuar pretendimin rus, duke i thënë televizionit Current Time, se kjo gjë nuk është konfirmuar nga ushtria ukrainase./R.E.L

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy