Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi mëngjesin e kësaj të marte se një sulm nga mjetet ajrore pa pilot të telekomanduara u zmbraps gjatë natës në Belgorod, që është fqinj me Ukrainën.

“Sulmi i tentuar nga Kievi me 7 dronë kundër objektivave në territorin e Federatës Ruse u parandalua”, thuhet në njoftim.

Sipas autoriteteve ruse, të gjithë dronët ukrainas u kapën nga njësitë e mbrojtjes ajrore në detyrë, por nuk specifikohet se ku ndodhi saktësisht rrëzimi, as nëse kishte viktima apo dëme materiale.

Ukraina ka shtuar sulmet e saj kundër objektivave në Rusi gjatë muajve të fundit, duke synuar kryesisht zonat kufitare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më 30 dhjetor, sulmi më i përgjakshëm ukrainas në tokën ruse që nga pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt 2022, filloi në Belgorod, ku 25 persona u vranë dhe rreth njëqind të tjerë u plagosën./vizionplus.tv/