Ministria ruse e Mbrojtjes ka lëshuar një paralajmërim për banorët e Keivit se po përgatitet të godasë objektivat në kryeqytetin ukrainas, raporton “BBC”.
Në një deklaratë të lëshuar pak minuta më parë, zyrtarët rusë kanë njoftuar se forcat e tyre po përgatiten të nisin “sulme me precizion të lartë” kundër “qendrave teknologjike të Shërbimit të Sigurisë në Ukrainë dhe qendrës kryesore të Kievit”.
“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve ukrainas, të cilët po përdoren nga nacionalistët për të kryer provokime kundër Rusisë, si dhe banorëve të Kievit, që të largohen nga shtëpitë e tyre”, thuhet në deklaratën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Advertisement