Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë një paralajmërim për banorët e Keivit, se po përgatitet të godasë objektivat në kryeqytetin ukrainas, raporton “BBC”.

 

Në një deklaratë të pak minutave më parë, zyrtarët rusë kanë njoftuar se forcat e tyre po përgatiten të nisin “sulme me precizion të lartë” kundër “qendrave teknologjike të Shërbimit të Sigurisë në Ukrainë dhe qendrës kryesore të Kievit”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve ukrainas, të cilët po përdoren nga nacionalistët për të kryer provokime kundër Rusisë, si dhe banorëve të Kievit, që të largohen nga shtëpitë e tyre”, thuhet në deklaratën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.