Oficerë të shërbimit sekret rus që punonin për inteligjencën ushtarake GRU i kanë ofruar para militantëve talebanë në Afganistan si shpërblim për vrasjen e trupave amerikane ose britanike atje.
Pohimin e bëri një zyrtar europian i inteligjencës për CNN. Zyrtari ishte i paqartë për motivimin e saktë të rusëve, por tha se këto lloj stimulimesh, kishin sjellë viktima në radhët e koalicionit. Ai nuk specifikoi data, numrin dhe kombësinë apo nëse këto ishin viktima ose plagosje.
“Kjo qasje e GRU është tronditëse dhe befasuese”, tha zyrtari. Historia u raportuar për herë të parë nga New York Times. Inteligjenca amerikane arriti muaj më parë në përfundimin se shërbimet sekrete ruse I kishin ofruar shpërblimet në e bisedimeve të paqes, raportoi të premten gazeta prestigjioze.
Duke cituar zyrtarë të informuar për këtë çështje, NYT tha se Presidenti Donald Trump ishte informuar për zbulimet e inteligjencës dhe se Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë mbajti një takim në lidhje me këtë çështje në fund të marsit.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, tha në një deklaratë të shtunën se Presidenti dhe zëvendëspresidenti Mike Pence nuk u informuan “për shpërblimet e supozuara ruse”.
McEnany shtoi se deklarata e saj “nuk flet për meritën e inteligjencës, por për pasaktësinë e historisë së New York Times”, që thoshte se Trump ishte në dijeni të këtij fakti. McEnany nuk e mohoi vlefshmërinë e raporteve që një njësi e inteligjencës ruse u ofroi dhurata militantëve të lidhur me talebanët për të kryer sulme ndaj forcave të koalicionit në Afganistan.