Për Moskën bisedimet me perëndimin ende nuk kanë përfunduar dhe nuk përjashtohet mundësia e gjetjes së gjuhës së përbashkët për një zgjidhje diplomatike. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov në një konferencë për shtyp deklaroi se Rusia nuk kërkon luftë, por do të reagojë nëse sulmohet.
SERGEI LAVROV
MINISTER I JASHTEM, RUSI
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Nëse varet nga Rusia, nuk do të ketë luftë. Ne nuk duam luftë. Por gjithashtu nuk mund të lejojmë të sulmohen apo injorohen interesat tona, megjithatë nuk mund të themi se bisedimet kanë përfunduar. Amerikanët dhe NATO kanë marrë më shumë se një muaj kohë për të na dhënë një përgjigje. Nëse ata insistojnë që të mos ndryshojnë qëndrim, nuk mund të them se ne do ta bëjmë.”
Shefi i diplomacisë ruse edhe njëherë përsëriti zhgënjimin mbi përgjigjen e perëndimit duke nënvizuar se as Moska nuk do të ndryshojë qëndrim nëse Uashingtoni dhe NATO, nuk e bëjnë këtë.
“Ne po marrim kohën tonë për të studiuar dokumentet edhe pse përgjigja e Uashingtonit ndaj propozimeve të Moskës është pothuajse një model i mirësjelljes diplomatike. Ndërsa përgjigja e NATO-s ndaj dy projekt-dokumenteve ruse është tërësisht ideologjike. Sjellja e tyre po ashtu është shumë e vrazhdë dhe nëse nuk i japin fund atëherë edhe ne duhet të përgjigjemi me masa dhe sanksione.”
Ministri i Jashtëm rus është shprehur se shqetësimet thelbësore të Moskës nuk janë marrë aspak në konsideratë nga pala amerikane dhe aleatët e tyre. Sipas tij, çështja kryesore është pozicioni i qartë mbi papranueshmërinë e zgjerimit të mëtejshëm të NATO-s në Lindje dhe vendosjen e armëve të shkatërrimit në masë që mund të kërcënojnë territorin e Federatës Ruse.