Rusia njofton pushtimin e një fshati tjetër në Ukrainën lindore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rusia njoftoi sot se ka pushtuar një tjetër fshat në Ukrainën lindore, ku forcat e saj kanë fituar gradualisht terren prej muajsh, pa arritur deri më tani ndonjë sukses të madh.

Njësitë e forcave jugore “çliruan fshatin Ivano-Darivka…dhe pushtuan pozicione më të favorshme”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes në raportin e saj të përditshëm.

Ky fshat i vogël, i cili kishte vetëm disa dhjetëra banorë para luftës, ndodhet në rajonin e Donetskut (Lindje), në juglindje të qytetit të Siverskut.

Forcat ruse kanë iniciativën në front pas dështimit të kundërofensivës së madhe ukrainase në verën e vitit 2023 dhe kapjes së Avdiivkës në shkurt.

Advertisement

Ata po përballen me një ushtri ukrainase me më pak njerëz, municion dhe armë. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy