Rusia ka nisur programin e vaksinimit ndaj COVID-19 në 70 klinika te kryeqytetit, për të gjithë personat që klasifikohen si më të rrezikuarit nga virusi .Vaksina Sputnik u regjistrua nga kompania ruse në gusht ndërsa shkencëtarët thonë se është  95% efektive.

 

Sipas kompanisë farmaceutike pas 28 ditësh nga vaksinimi do krijohen antitrupat ndërsa nuk  do te shkaktohen efekte anësore . Fillimisht vaksina do tu ofrohet personave që punojnë në shkolla dhe shërbimin shëndetësor si dhe punonjësve social.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë përmes një shërbimi online në internet punonjësit të moshës 18-60 vjeç mund rezervojnë vaksinat falas. Qytetaret që kanë  pasur probleme me  frymëmarrjen në 30 ditët e fundit,  ata që kanë sëmundje kronike  si dhe gratë shtatzëna do të përjashtohen nga vaksinimi.

 

Ndërkohë pas Britanisë së  Madhe edhe Bahreini ka miratuar përdorimin emergjent të vaksinës kundër COVID-19 të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";