Disa shpërthime tronditën qiejt mbi kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, teksa forcat ruse kryen sulme të pazakonta ajrore gjatë ditës në kryeqytetin ukrainas, vetëm disa orë pasi e kishin bombarduar edhe gjatë natës.

 

Sulmi, i dukshëm në qiejt mbi kryeqytetin ukrainas, filloi menjëherë pasi sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në orën 11 të mëngjesit në Kiev më 29 maj, duke bërë që shumë njerëz të kërkonin strehim në stacionet e metrosë dhe nëpër bodrume, raportoi një korrespondent i Radios Evropa e Lirë në Kiev.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shpërthimet mund të shiheshin në qiell nga disa vende të qytetit, përfshirë qendrën e Kievit”, tha korrespondenti. “Shpërthimet ndezën alarmet e makinave në të gjithë qytetin dhe mund të dëgjoheshin zhurma të forta, [ndoshta]nga raketat që u rrëzuan nga mbrojtja ajrore”, shtoi ai.

 

Dëshmitarët okularë thanë se dëgjuan të paktën dhjetë shpërthime në Kiev, ndërsa qielli mbi qytet u mbush me re tymi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Administrata ushtarake e qytetit tha se mbrojtja ajrore rrëzoi të 11 raketat Iskander të lëshuara nga Rusia në Kiev gjatë sulmit të ditës. Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur ta verifikojë këtë pretendim në mënyrë të pavarur.

 

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, u bëri thirrje banorëve të strehohen, duke thënë se “sulmi në Kiev vazhdon”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të përforcuara nga pajisjet e sofistikuara të furnizuara nga perëndimi, mbrojtja ajrore e Ukrainës ka arritur të pengojë sulmet ajrore ruse – si dromët, ashtu edhe raketat e avionëve.

 

Rusia i ka intensifikuar sulmet me raketa dhe dronë në Ukrainë pas një periudhe prej gati dy muajsh më të qetë, duke sulmuar objektet dhe furnizimet ushtarake disa herë në javë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kievi ishte sulmuar edhe gjatë natës, ndërsa një natë më parë, më 28 maj, kishte pësuar atë që po përshkruhet si vala më e madhe e sulmeve ajrore me dronë nga forcat ruse./rel