Ministria e Shëndetësisë në Rusi tha se grupi i parë i vaksinës ruse Sputnik V COVID-19 është lëshuar për shpërndarje civile.

Ministria tha se grupi i parë i vaksinës, i zhvilluar nga Qendra Kombëtare e Kërkimit për Epidemiologji dhe Mikrobiologji Gamaleya, me seli në Moskë, i ka kaluar të gjitha testet e nevojshme të cilësisë dhe se dërgesat në rajonet ruse do të fillojnë në të ardhmen e afërt.

Ministria po ashtu tha se një fushatë masive për vaksinim kundër COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi i ri, do të nisë muajin tjetër.

Pavarësisht nga mungesa e të dhënave publike, Rusia e miratoi vaksinën për përdorim të brendshëm më 11 gusht.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha atëbotë se vaksina siguron “imunitet të qëndrueshëm” dhe se një nga vajzat e tij është vaksinuar.

Kjo ka ngritur shqetësime në mesin e disa shkencëtarëve, të cilët kanë thënë se Rusia po nxiton të nxjerrë vaksinën pa i kaluar testet rigoroze shkencore që kërkohen për ilaçe të tilla.

Qendra Gamaleya dhe kompania farmaceutike Binnopharm kanë filluar prodhimin e vaksinës më 15 gusht.

Autoritetet ruse kanë thënë se presin që brenda një viti të prodhohet numri i nevojshëm i vaksinave për të mbuluar gjithë popullsinë e Rusisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rusia ka regjistruar mbi 1 milion raste me koronavirus dhe afro 18,000 viktima./ REL

The post Rusia nis shpërndarjen civile të vaksinës për koronavirus appeared first on Vizion Plus.