Trupat ruse kanë marrë nën kontroll centralin bërthamor të Zaporizhzhia, thonë autoritetet ukrainase.
“Personeli operativ po monitoron gjendjen e njësive të energjisë,” tha një autoritet lokal në mediat sociale, cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.
Personeli i stacionit vazhdon të punojë dhe të monitorojë gjendjen e njësive të energjisë, tha ai.
Më herët një zjarr shpërtheu në fabrikën më të madhe në Evropë, pas një sulmi me granatime ruse, Ndërsa presidenti Zelensky u bëri thirrje liderëve botërorë të ndalojnë rusë para se kjo të kthehet në fatkeqësi bërthamore.
Advertisement