Rusia lëshon një satelit iranian në Hapësirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia lëshon një satelit iranian në Hapësirë

Një raketë ruse ka lëshuar me sukses një satelit iranian në Hapësirë.

 

Ky lajm vjen teksa Moska dhe Teherani synojnë të krijojnë lidhje më të forta, meqë përballen me sanksione të Perëndimit.

 

Advertisement

Sateliti “Khayyam” është lansuar përmes raketës ruse Soyuz nga stacioni rus Baikonur në Kazakistan, ka thënë të martën Agjencia ruse e Hapësirës, Roskosmos.

 

Teherani ka hedhur poshtë pretendimet se sateliti mund të përdoret nga Moska për të rritur kapacitetet e inteligjencës për Ukrainën, duke thënë se Irani do të ketë kontroll të plotë të satelitit “nga dita e parë”.

 

Advertisement

E përditshmja amerikan, Washington Post, ka raportuar javën e kaluar se zyrtarët amerikanë janë të shqetësuar për bashkëpunimin hapësinor në mes të Rusisë dhe Iranit.

 

Sipas tyre, sateliti jo vetëm që do t’i ndihmojë Rusisë në Ukrainë, por edhe do t’i ofrojë Iranit “kapacitete të pashembullta”, për të vëzhguar shënjestrat potenciale ushtarake në Izrael dhe Lindje të Mesme.

 

Advertisement

Irani ka thënë se sateliti është i dizajnuar për hulumtime shkencore që do të kontribuojnë në sektorin e bujqësisë.

 

Rusia ka tentuar të thellojë lidhjet me Iranin prej 24 shkurtit, kur Kremlini ka marrë vendim për dërgim të mijëra trupave në Ukrainë.

 

Advertisement

Në muajin korrik, presidenti rus, Vladimir Putin ka vizituar Iranin.

 

Kjo ka qenë vizita e tij e parë ndërkombëtare jashtë ndonjë vendi të ish-Bashkimit Sovjetik, prej nisjes së luftës në Ukrainë.

 

Advertisement

Në Iran, lideri suprem, Ayatollah Ali Khamenei, i ka thënë Putinit se Teherani dhe Moska duhet të jenë vigjilentë kundër “mashtrimit perëndimor”./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy