Rusia kujton Ditën e Fitores/ Putin: Do të mbrojmë me vendosmëri sigurinë e popullit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia kujton Ditën e Fitores/ Putin: Do të mbrojmë me vendosmëri sigurinë e popullit

Në një paradë madhështore edhe pse në kushtet e pandemisë, Rusia feston 76 vjetorin e fitores ndaj nazizimit në Luftën e Dytë Botërore. Më shumë se 12,000 ushtarakë, 191 njësi të pajisjeve tokësore si dhe 76 aeroplanë dhe helikopterë u angazhuan për shfaqjen ceremoniale në sheshin e kuq. Presidenti Vladimir Putin, në fjalën e tij, denoncoi kthimin e rusofobisë.

 

VLADIMIR PUTIN

PRESIDENT I RUSISE

Advertisement

“Është një fitore me rëndsi historike dhe përcaktuese për fatin e botës. Dhe do të mbetet e shenjtë për kombin tonë. Rusia mbron vazhdimisht të drejtën ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, ne do të mbrojmë me vendosmëri interesat tona kombëtare për të garantuar sigurinë e popullit tonë.”

 

Gjatë dy dekadave në pushtet të Vladimir Putin, festa ka marrë gjithnjë e më shumë rëndësi në projeksionin e fuqisë së rinovuar ushtarake të Rusisë. Parada e këtij viti i paraprin zgjedhjeve parlamentare në shtator dhe vjen në një kohë kur marrëdhëniet e Moskës me Perëndimin janë të tendosura qw nga Ukraina deri te fati i kritikut të burgosur të Kremlinit Alexei Navalny.

 

Advertisement

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë dëbuar diplomatët e njëri-tjetrit në muajt e fundit në një seri veprimesh hakmarrëse. Moska dhe vendet anëtare të BE janë përfshirë në një mosmarrëveshje të ngjashme diplomatike.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy