Forcat ruse kanë shënjestruar Kievin me një valë të madhe të sulmeve ajrore mëngjesin e 28 majit, thanë zyrtarët ukrainas, duke e përshkruar si sulmin “më të madh” me dronë ndaj këtij qyteti që nga nisja e luftës.

 

Sulmet ajrore vijnë në kohën kur shënohet Dita e Kievit, apo 1.541-vjetori i themelimit të qytetit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës kanë rrëzuar të paktën 40 dronë, ndërkaq rrëzimi i tyre ka vrarë të paktën një person dhe plagosur dy të tjerë thanë zyrtarët.

 

Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha se Rusia ka përdorur dronët e prodhimit iranian, Shahed për të kryer sulmet në Kiev, që është qyteti më i populluar në Ukrainë me rreth 3 milionë banorë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sot armiku vendosi të ‘uronte’ popullin e Kievit për Ditën e Kievit me ndihmën e dronëve të tij vdekjeprurës”, shkroi Popko në Telegram.

 

“Sulmi u krye përmes disa valëve dhe sirenat e alarmit zgjatën mbi pesë orë”, shtoi ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pjesët e dronëve të shkatërruar nga mbrojtja ajrore ranë mbi një depo trekatëshe, duke shkaktuar zjarr dhe duke shkatërruar mbi 1.000 metër katror të kësaj ndërtese, tha kryetari i Kievit, Vitali Klitschko.

 

Zjarre janë shkaktuar në disa qarqe të Kievit duke shkaktuar dëme materiale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rusia ka intensifikuar sulmet me raketa dhe dronë në Ukrainë, duke shënestruar ndërtesa ushtarake dhe linja të furnizimeve.

 

Në sulmet e fundit, Moska ka përdorur dronët e ashtuquajtur kamikazë, por edhe raketa me rreze të gjatë veprimi dhe raketa balistike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sulmet e fundit vijnë në kohën kur po pritet që të nisë kundërofensiva ukrainase, që synon të largojë nga territori ukrainas forcat ruse, të cilat nisën pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar./rel