Rusia intensifikon sulmet në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Luftime të ashpra po zhvillohen në lindje të Ukrainës, teksa qyteti-port i Odesës u godit nga sulme ajrore ruse dhe Moska rinisi sulmin ndaj fabrikës së çelikut në Mariupol, ku mbrojtësit ukrainas po vazhdojnë rezistencën.

Ndërkaq, në orët e para të së martës është raportuar se janë dëgjuar sirena për sulme ajrore edhe në rajonet e tjera lindore ukrainase përfshirë Luhanskun, Harkivin dhe Dnipron.

Forcat e armatosura të Ukrainës njoftuan se në Odesa është vrarë të paktën një person dhe pesë të tjerë janë plagosur pasi shtatë raketa goditën një qendër tregtare dhe një depo.

Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes tha se forcat ruse, të mbështetura nga tanke dhe artileri, po kryejnë “operacione sulmuese” në fabrikën e çelikut, Azovstal, në Mariupol, në të cilën gjenden qindra ushtarë ukrainas, që janë përballur me rrethim për muaj. Ndërkaq, civilët para disa ditësh janë evakuuar.

Advertisement

Rusët po tentojnë që ta shkatërrojnë një urë të përdorur për evakuime, në mënyrë që mbrojtësit ukrainas të bllokohen brenda, tha këshilltari i kryetarit të Mariupolit, Petro Andryuschenko./R.E.L

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy